Sot janë miq, por vite më parë Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani nuk e duronin njëri-tjetrin

Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi janë dy nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar të cilët për vite me rradhë kanë qenë pjesë e ekranit.

Të dy protagonistët janë të suksesshëm në fushat e tyre, si dhe gezojnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Mirëpo, nuk ka qenë gjithnjë kështu!

Teksa ka qenë i ftuar në rubrikën ‘Galeri’ të ‘E Diell’, Ermal Mamaqi tregoi se Arbana nuk e duronte dot fare në kohën kur prezantonin programin “Top Select” vite më parë.

Kam qenë unë, Arbana Osman, Drini Zeqo, Eni Popi, tek Selecti. Isha prezantues, kisha rolin që bëja humor. Ka qenë një luftë e madhe me Arbanën, e cila nuk më duronte dot. Gjithashtu edhe unë. Sepse nuk e kuptonte sesi mund të bëhet humor në televizor. Kemi pasur shumë sfida sepse unë kisha shumë përplasje me Arbanën”.