Pak ditë më parë, një deklaratë e moderatores Armina Mevlani shkaktoi mjaft trazira në rrjet.
Teksa ndodhej në një studio televizive, ajo filloi të fliste se si është seksi në moshën 40 vjeçare dhe sa e nevojshme është për femrën.
Sipas Arminës në moshën 40-vjeçare, gruaja është e ndezur për seks dhe vetëm një djalë i ri mund “t’i dalë për zot”.
Këtë Armina e ka të dëgjuar nga të tjerët, pasi vetë nuk i ka mbushur të 40-tat. Armina është e fejuara e Shkëlzen Berishës, i cili është 12 vite më i madh nga ajo.
“Ka nevojë për pasion një femër 40 vjeç, se unë kështu e kam dëgjuar. 40-vjeçaret më thonë se në moshën 40 vjeç je super e ndezur, të duhet një çun i ri se nuk zgjidhet ndryshe”, ishte kjo deklarata e Arminës e cila nuk u prit aspak mirë nga njerëzit të cilët nuk hezituan ti kthehen kundër në seksionin e komenteve.
Mirëpo, si duket ndjekësve pas kësaj deklarate, ju shtua kurioziteti se si dukej Armina vite më parë.
Një profil në TikTok ka ndarë një video të pamjes së saj nga 10 vite më parë teksa ka qenë e ftuar në studion e ‘Zonë e Lirë’.
Të shumtë ishin komentet që e akuzonin për ndërhyrje por kishte dhe nga ata që shpreheshin se në 10 vite njeriu ndryshon.