Sollën informacione nga jashtë, produksioni “i tërheq veshin” Bledit, Kiarës dhe Efit

Ri-hyrja e katër konkurrentëvë në BBV, Efit, Kiarës, Bledit dhe Ronaldos u shoqërua me mjaft polemika.

Kjo pasi ata u përpoqën të sillnin informacione nga jashtë për pjesën tjetër të banorëve, diçka që është kundër rregullores së lojës.

Pikërisht këtë temë e ka cekur mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani.

Ajo i tregoi Efit, Kiarës dhe Bledit se këto informacione nuk i ndihmojnë aspak banorët e vjetër, por përkundrazi, i fusin në një “vorbull” që nuk dinë nga të dalin.

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera kur ka patur penalizime, Arbana veç i tërhoqi vëmendjen banorëve.

https://www.instagram.com/reel/Cq6W2ozpMKC/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Mbrëmjen e djeshme la shtëpinë e BBV Ronaldo Sharka, pak ditë pasi iu bashkua.