Ne puntaten pjesmarrese te Hysenit, u pa nga te gjithe reagimi i Alvises, e cila e acaruar la studion dy here.
Nga produksioni u tha se Hyseni ishte bere pjese e audicioneve, duke i kaluar te gjitha fazat, por ne momentin qe u vu ne dijeni per prezencen e Alvises ne program, i la gjerat pezull.
Pra, kjo ishte e gjithe ajo per cka ishte ne dijeni produksioni, ose te pakten kjo iu tregua publikut, pasi Hyseni po tregon nje ane tjeter te historise.
Si fillim, ai u shpreh se nuk ka kaluar shume faza audicioni por vetem nje dhe duke publikuar kete telefonate me nje pjesmarrese te stafit te Per’puthen, Hyseni na tregon se gjithcka ka qene e stisur.
Hyseni eshte pranuar direkt vetem me nje faze audicioni, eshte planifikuar qe te kishte nje perplasje me Alvisen, per te krijuar keshtu buje, por atij i eshte kerkuar mos t’i tregoje askujt per kete.
Gjithashtu, kujtojme se para pak minutash Hyseni ndau me ndjekesit nje postim ne InstaStory, ku i drejtohet produksionit se do te publikonte 3 “guret” e fundit qe nuk i kishte bere publik deri tani dhe qe jane te “fuqishem”.
Por, ky postim u fshi nga Hyseni, pasi sic ai lajmeroi pak minuta me vone, ka humbur nje njeri te ngushte ne jeten e tij, ndaj dhe videoja nuk eshte publikuar nga vete ai, por nga faqja “Vipat e Bllokut”.