Gjatë spektaklit të sotëm në “Fan Club”, teksa në studio po diskutohej lidhur me lojën e Deas, ka pasur disa tensione.
Mes dy gazetarëve Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka të cilët ishin pjesë e panelit, ka plasur një debat i fortë.
Ata kanë nisur të akuzojnë njëri-tjetrin se kush ka shfrytëzuar kë për famë.
Sipas Ronaldos, Gerta ka shfrytëzuar motrën e saj Olta Gixharin për famë dhe shtoi se ajo nuk e ka mbrojtur kurrë publikisht gjatë kohës që ishte personazhi më i sulmuar nga publiku shqiptar.
Nga ana tjetër edhe Greta e ka akuzuar se brenda lojës, sipas saj ai ka përdorur Luizin.
Kujtojmë se ky nuk është debati i parë që ndodh mes dy gazetarëve.
Pak kohë më parë teksa ishin pjesë e “E Diell”, Ronaldo iu drejtua Gertës se ajo është evidentuar vetëm këtë vit për shkak të motrës së saj, pasi sipas tij, ajo nuk njihej më parë.
Nga ana tjetër, Gerta nuk ia kurseu një përgjigje dhe i kujtoi Ronaldos se ka një karrierë 20 vjeçare dhe njihet si një gazetare profesioniste, ndërsa Ronaldo u soll në qendër të vëmendjes vetëm nga BBV.