Së fundmi në një intervistë për RTV Ora ka qenë eksperti i IT-së, Tomi Kallanxha i cili foli për audiencën e banorëve të “Big Brother VIP”.
Tomi tregoi se Luizi vazhdon të mbajë fronin si banori që vazhdon të ketë rritje në audiencë, ndërsa partnerja e tij, Kiara ka pësuar rënie drastike.
Eksperti tregoi se shkak i rënies së audiencës së Kiarës është sjellja e saj ndaj Luizit, ndërsa sa i përket Oltës, ai shtoi se aktorja ka patur një ngritje të audiencës së fundmi.
“Të gjithë individët që janë brenda, që shoqërojnë Luizin dhe bëhen faktorë me Luizin vjen një moment i caktuar që shkëputet Luizi dhe bie audienca. Si në rastin e Jorit që kur ishte me Luizin shkoi lart Jori dhe tani që nuk ka më kimi mes tyre ëshët kthyer në rënie audienca e Jorit. Kiara është në rënie, popullariteti i Kiarës me situatat që ka bërë brenda. Olta ka filluar të fitojë audiencë, mund tja ketë kaluar këto 15 ditë mars Kiarës. Ermiona ka pasur një hipe të madh në një moment para se të dilte, ndoshta doli në momentin e gabuar”, u shpreh eksperti i IT-së.