Aldi Rama, vrasësi i efektivit të policisë, Saimir Hoxha, ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin e Traumës.
Ai nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagës me armë zjarri, për të cilin thuhet se është shkaktuar nga vetë ai.
Pak orë pas ndarjes nga jeta të 21-vjeçarit, u publikua edhe fotoja e tij nga vendi ku u gjet i shtrirë përtokë nga efektivët e policisë.
Ajo që u vu re nga kjo foto ishte edhe një tatuazh në krahun e të riut. Në tatuazh shkruhet:
“Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni!”. Kjo frazë është pjesë e një prej këngëve të 2Pac, Hail Mary.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Kune-Vain, tre policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi.
Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar. Nënkomisari Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e qëlloi me armë.