Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. nard ndoka
Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu personazhe të njohur të showbiz-it por edhe politikane te vendit.
Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi dhe politikani Nard Ndoka. Gjatë një interviste, Ndoka nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes së momentit në lidhje me ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix.
“E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai.
Kujtojme se, naten e djeshme ne “Big Brother Vip”, Donaldi u surprizua nga vellai i tij, Romeo.
Perpos momenteve te bukura qe ata kaluan ato pak minuta bashke, Romeo surprizoi edhe banoret e tjere duke u hequr si Donaldi, dhe duke debatuar me ta, por nuk zgjati shume qe ai te kuptohej nga Einxhel.