Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj ishin sot të ftuar në “E diel” ku folën për temën “50 hijet e Atdheut dhe Sarës
Pjesë e programit ishte edhe Ana Lleshi, e cila brenda programit kishte një histori dhe një puthje të shumë përfolur me Atdheun.
Pikërisht për puthjen u fol sot në prani të Sarës dhe u krijua një situatë e sikletshme.
Ishte Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e parë e larguar nga “Për’puthen”, e cila tha se puthja e tyre nuk ishte dukur e vërtetë, ndërsa u mohua nga Ana, e cila shprehu se mes saj dhe Atdheut kishte pëlqim të fortë.
View this post on Instagram
Gjithashtu edhe Atdheu tha se e ka shijuar atë puthje pasi në atë kohë pëlqente Anën.
Ndërsa për vajzën që ka në krah ai tha se në momentin e hyrjes së Sarës në program atij i shkëlqyen sytë.
View this post on Instagram