Gjatë 100 ditëve qëndrim të Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Robert Aliaj ka qenë shumë i përfshirë në situatat e krijuara dhe ka shprehur opinionet e tij.
Artisti ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku është pyetur se cilën nga vajzat e formatit e sheh të denjë për djalin e tij.
Sipas Robertit, Kristi mund të shkojë në shumë me Dea Mishel.
“Shkojnë të dy sepse janë njerëz të qetë, janë njerëz që merren vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.
Madje kohët e fundit në shtëpinë e njohur është komentuar afrimiteti dhe shoqëria mes Kristit dhe Deas, ku është aluduar për diçka më shumë mes tyre edhe pse vetë dyshja e ka mohuar duke thënë se ka vetëm shoqëri mes tyre.