Një nga banoret VIP, Paloma ka rrëfyer se cilët janë pretendentët kryesorë për të fituar BBVip, ndërsa ishte e ftuar me bashkëshortin Andrei në “Goca dhe Gra”.
Sipas saj pretendenti kryesor është Iliri, sepse është një karakter i fortë dhe di ta meanxhojë mirë situatën. Më pas sipas gazetares vjen Donaldi dhe Arjola, por sipas Palomës djalin do ta penalizojë karakteri i tij impusiv.
“Iliri është një karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë, nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. edhe Arjola në fakt”, tha Paloma.