Sipas motrës së Oltës, Kiara ka nevojë për Luizin vetëm në ditë të vështira!

Motra e Olta Gixharit, Gerta, është bërë shpesh protagoniste së fundmi me deklaratat e saj në media e rrjetet sociale, teksa komenton lojën jo vetëm të aktores në “BBVIP”, por edhe të banorëve të tjerë.

E ndërsa Olta është përballë në nominim me Kiarën dhe njëra prej tyre do të dalë këtë të shtunë, Gerta ka gjetur mundësinë të ironizojë hapur moderatoren, më saktësisht marrëdhënien e saj me Luizin.

Kështu, bashkangjitur me një foto të ciftit të shkëputur nga dita e sotme, Gixhari shkruan:

“Për kohë të vështira, duhet i dashuri.”, duke nënkuptuar se Kiara i qëndron afër këngëtarit pikërisht për shkak të nominimit.

Kujtojmë se Kiara e ka pranuar më shumë se njëherë se mendon që përballë Oltës, do të jetë ajo vetë që do ta lërë shtëpinë.