Luizi ka tregjuar gjatë ditës së sotme se kush do të jenë sipas tij, katër finalistët e “Big Brother VIP”.
Teksa tregoi tre emrat e parë, Luizin, Nitën dhe Kristin, të gjithë prisnin që emrin e katërt ai të thoshte të partneres së tij, Kiarës por jo.
Luizi tregoi se banorja e katërt që do të arrijë finalen është Dea Mishel, pasi është një vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, e i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.
“Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.
Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.
Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…se dime…
Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, tha Luizi