Sipas Luizit dhe Efit, ja kush e ka mbajtur Dean kaq gjatë në BBV

Duket se Efi dhe Luizi i kanë lënë pas debatet mes tyre dhe janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, aq sa të bëhen bashkë dhe t’i vihen kundër Dea Mishel-it.

Në një diskutim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi dhe Luizi kanë dhënë mendimin e tyre se si ka arritur Dea kaq shumë ditë qëndrimi brenda reality show-t.

Sipas dyshes, dy janë arsyet pse Dea Mishel nuk është eleminuar: Fati dhe puthja me Amosin. Mirëpo për këtë të fundit Dea e pati një përgjigje, duke u shprehur se ka ndodhur që javën e dytë të programit, nënkuptuar që nuk ka patur ndikim në vazhdimësinë e saj.

https://www.instagram.com/reel/CqxP0F1uYVM/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Duket se Efit dhe Luizit nuk i dalë “inati” me Dean, e cila nxorri në nominim grupin LEK kohë më parë.