Nëse ka dicka për të cilën publiku i “Big Brother” është totalisht i bindur është se qëllimi kryesor i Luiz Ejllit në atë program është mbërritja në finale dhe fitorja.
Edhe pse gjatë rrugëtimit ai njohu atë që e ka quajtur “dashuri të jetës”, Kiara Titon, sërish triumfi në lojë mbetet prioritet për këngëtarin.
Aq prioritet sa shpesh është bërë shkak edhe për debate pikërisht me Titon, me Ejllin që nuk ka hequr dorë asnjëherë nga fitorja, edhe kur u diskutua që të zgjidhte mes saj dhe dashurisë.
Megjithatë së fundmi Luizi duket se është “dorëzuar” përballë dashurisë, duke ja “lënë” Kiarës fitoren e formatit, e duke deklaruar se ajo e meriton për një arsye të mirë.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Ejlli ndër të tjera drejtuar partneres së tij.
Ndërkohë që kjo e fundit duket se nuk e ka besuar për një moment atë që po dëgjonte, duke e marrë për shaka dhe ju i drejtuar pyetjen me të qeshur: “Çfarë pate more?”.