Debati mes Ilirit, Semit dhe Donaldit është finalizuar me shkëputje komunikimi ndërmjet këtyre banorëve.
Ndërkohë, ‘inatet’ dhe kunjat vazhdojnë mes tyre, dhe konflikti ka qenë kryefjalë e diskutimeve në shtëpinë e “Big Brother”.
Ndonëse debatin e kishte e Semin, pas gjestit të saj, që i drejtoi gishtin e mesit, Iliri ka shprehur pakënaqësi edhe për Donaldin, që i doli në mbrojtje.
“Mu vërsul mua sikur i kisha përdhunuar të fejuarën, pa asnjë arsye, kur kishte kohë ta bënte këtë muhabet privat, nuk u bë i gjallë për dy ditë, sepse ishte prezent”, tha Iliri gjatë bisedës me Beniadën.
“Dhe ato dy ditë ndenjën duken folur deri në 6 të mëngjesit duke thurur strategjira, po mua nuk ma fusin ata, as ata, as 100 si ata”, shtoi balerini, i irrituar nga situta.
Ndërkohë, meqënëse mes tij e Semit, nuk ka patur asnjë komunikim, ata janë përpjekur të sqarojnë qëndrimet e tyre tek miqtë e tjerë, të cilët kanë shprehur mospëlqim për gjithë situatën e pakëndshme të krijuar.
Për të ndryshuar këtë atmosferë, gjithësecili prej tyre është përpjekur të pajtojë protagonistët e debatit, në mënyrë të tillë që t’i rikthehen normalitetit, por pa sukses.
View this post on Instagram
View this post on Instagram