Përveç dhimbjes së tmerrshme, pas depilimit duhet të durojmë dhe gjënë e dytë më të tmerrshme: puçrrat. Ato dalin në faqe, rreth buzëve pas heqjes së mustaqeve, etj. Pra, në vend që t’i gëzoheni rezultatit, ditën tjetër ju duhet të luftoni me këto monstra të vegjël. Gjithsesi, ka disa hapa fare të thjeshtë, për të parandaluar formimin e puçrrave pas depilimit, si me dyllë, ashtu edhe me pe.
Përpara depilimit:
1. Lajeni fytyrën dhe eksfoliojeni atë butësisht kryesisht në zonat ku do të depiloheni, për të eleminuar bakteret dhe papastërititë. Nëse ato do të lihen aty, do të shtyhen drejt lëkurës duke bllokuar poret.
2. Aplikoni pak pudër bebesh në zonën ku do të depiloheni. Pudra do të bëjë që dylli të fiksohet më mirë pasi thith yndyrën dhe pakëson kontaktin irritues me lëkurën.
Pas depilimit:
1. Mos e prekni fytyrën! Ndjesia e një fytyre të lëmuar është shumë e bukur, por nuk ia vlen kur mendon se mund të mbushesh me puçrra.
2. Estetiste të ndryshme, sugjerojnë që pas depilimit të mos përdoren produkte me përmbajtje vajore. Në vend të tyre aplikoni produkte si aloe vera për të qetësuar irritimin.
3. Mos bëni stërvitje. Shtyjeni atë për ditën tjetër sepse djersa do të bllokojë poret dhe do të shkaktojë puçrra.
/popsugar, anabel