Gazetarja e njohur, njëkohësisht edhe bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Mucaj Haradinaj, është një prej konkurenteve të spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.
Mbrëmjen e sotme ajo dha performancën e parë në këtë format, e ndërsa skenën e kërcimit “e dogji”, ju përgjigj edhe disa pyetjeve nga moderatorja, Alketa Vejsiu.
Ndër të tjera, ajo u pyet se si bashkëshorti i saj e lejoi që të ishte pjesë e këtij formati, kuriozitet që këtë kohë në fakt e kanë pasur të gjithë, të paktën kështu tha vetë gazetarja.
“Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, – u shpreh Anita, duke konfirmuar kështu që ka gjithmonë mbështetjen e “Rambos” në cdo hap.