Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Si të bini në dashuri sërish me partnerin tuaj nëse ndjeni që gjërat kanë ~ndryshuar~

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Jo pak çifte e gjejnë veten në këtë situatë: Vitet e para dashuria për njëri-tjetrin është e padiskutueshme, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me ndjesitë dhe fluturat nuk mungojnë në asnjë rast. Më vonë gjërat ndryshojnë dhe ndjejnë se ndoshta dashuria për partnerin është zbehur, për të mos thënë ~larguar~.

Kimia iku dhe hera- herës ndihen fajtorë dhe i mundon vetëm ideja që mund të mos e dashurojnë më partnerin. Si ta bëni dashurinë të jetojë përgjithmonë në çiftin tuaj?

Mabni romancën e vërtetë gjallë

Çfarë do të thotë romancë e vërtetë? Të jeni romantikë me këmbë në tokë dhe të mos ngatërroni atë që shoqëria portretizon si romancë dhe dashuri. Krahasimet me të tjerët shmangini sepse vetëm sa do t’i shkaktoni vetes konfuzion dhe rrjedhimisht zhgënjim. Jeta është ndryshe nga filmat, prandaj mos tregohuni të kujdesshëm me çfarë zgjidhni të besoni. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptoni që jeni ju përgjegjës për lumturinë tuaj dhe se duhet ta pranoni partneren/in ashtu siç është- pa shpresuar se dashuria do ta bëjë të ndryshojë.

Ju kërkoni fajtorin kur ndaloni së dashuri partnerin

Kur problemet në çift nisin, është një sinjal që thotë se të dyja palët kanë nevojë për ndërveprim dhe vëmendje. Fatkeqësisht disa çifte zgjedhin të mos shohin derisa marrëdhënia merr fund për shkak të flamujve të kuq që ju s’i dhatë kurrë rëndësi. Procesi i heqjes dorë nga dashuria për partnerin është më i gjatë se të biesh në dashuri dhe vjen si pasojë e injorimit, neglizhimit dhe mungesës së vëmendjes tek faktorët që shkaktuan krizën në çift.

Të ndjesh se e do sërish partnerin tënd

Ka çifte që duan ta rikthejnë romancën dhe dashurinë në çift dhe shpresojnë që gjërat do të bëhen si më parë. Nëse doni ta bëni këtë, filloni shiheni partnerin me një sy tjetër, pak më të freskët. Duhet ta pranoni partnerin dhe ta doni njëri-tjetrin me gjithë miksin e cilësive dhe veseve që keni sepse gjëra si temperamenti, personaliteti dhe stilet e përshtatjes mund të mos ndryshojnë kurrë.

Duke e parë ndryshe partnerin, ju do të fokusoheni tek gjërat pozitive dhe ka shumë gjasa t’ju kthehet zjarri i fillimit. Kësaj here, do të ndjeni se po bini në dashuri, por me këmbë në tokë, me pritshmëri realiste dhe të qëndrueshme.

Burimi: Psychology Today

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.