Si rrallë herë Eno Popi ndan videon e ëmbël me të bijën Liv

Eno Popi është një nga moderatorët më të dashur të ekranit, i cili është gjithnjë i rezervuar kur bie fjala tek jeta private.

Së fundmi Eno ka ndarë një video të ëmbël me të bijën Liv, tek shfaqet duke u kujdesur për flokët e të shtrenjtës së tij.

Partnerja e tij, Atena, është zhvendosur në Canada për shkak të një projekti profesional së bashku me vajzën, ndaj Eno është detyruar të qëndrojë i dyzuar mes Shqipërisë dhe Canadasë.

Për shkak të angazhimit në Top Channel, Enos kanë filluar ti mungojnë momentet e veçanta me të bijën.