“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator, Romeo dhe Donald Veshaj.
Mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku i cili foli si për jetën private ashtu dhe për atë profesionale.
Mes të tjerash, Floriani u pyet se si reaguan familjarët e tij kur mesuan se do të merrej me boks.
“Si reaguan prinderit Flor kur i the qe do te merresh me boks?”, e pyeti Donaldi.
“Se kane pasur qef, as njeri as tjetri. Madje nena ime, qe kam 18 vjet qe merrem me boks, ska qene kurre prezente dhe nuk me ka pare kurre te ndeshem. Vetem pas ndeshjes e marr ne telefon dhe i them qe cdogje eshte mire“, tregoi Flori.