Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka nisur me diskutimin e çështjes që ka bërë bujë në mediat online ditët e fundit, atë mes Kiarës dhe Luizit.
Ai u gjykua nga opinionistët dhe moderatorja Arbana Osmani për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj Kiarës, mirëpo në momentin që ngjarja po ndodhte, produksioni paska reaguar ndryshe.
Një video që po fillon të qarkullojë në rrjet tregon se Ermiona ka shkuar katër herë në dhomë të rrëfimit duke kërkuar të bëhej diçka për të ndaluar Luizin, mirëpo produksioni nuk ka pranuar të bëjë asgjë duke thënë “kjo është loja”.
Përpos çështjes nëse veprimi i Luizit është apo jo i tolerueshëm, duket se produksioni nuk ka qenë aspak kundër veprimit të tij, ndryshe nga çfarë u shfaq sot.
Kujtojmë se gjatë ngjarjes Kiara u thirr në dhomën e rrëfimit, mirëpo meqënëse nuk mundi të shkonte, Olta propozoi me zë të lartë që të ishte Luizi ai që duhet të thirrej në dhomën e rrëfimit në mënyrë që të ndalohej situata, por kjo gjë nuk u morr parasysh nga produksioni pasi nuk u bë asnjë reagim. /Lokimagazine.com