Si ‘prezervativi’ e ndihmoi sportisten ne lojerat olimpike qe te fitonte medaljen e arit?

Lojërat Olimpike në Tokyo, kanë sjellë edhe diçka tjetër të çuditshme. Sportistja australiane, Jessica Fox, e cila fitoi një medalje ari dhe një të bronztë në kanoe, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka treguar përmes një videoje që ka riparuar kanoen e saj me ndihmën e një prezervativi.

Në videon e publikuar shihet një nga anëtarët e saj të ekipit të vendosë një copë karboni, duke e mbështjellur më pas me kondom.

Fox shkruan:

Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë.