Diten e djeshme ne “Me ler te flas”, te ftuar ishin tre personazhet e njohur: Alban Skenderaj, Arjan Konomi dhe Olsa Muhameti ku folen per jeten e tyre sentimentale ndryshe nga cka jemi mesuar, por jo vetem.
Mirepo, le te ndalemi pak tek dyshja e “Perputhen”, Olsa dhe Arjani.
Edhe pse “Përputhen” e ka tashmë prezantuesen e saj, Ori Nebijajn, Olsa ka zgjedhur të shkojë vetë e ftuar në program dhe pas saj direkt në intervistë ishte opinionisti, Arjan Konomi.
Mirepo, Olsa nuk mund të mos përmendte në program edhe Borën. Kur Romeo tha se ajo dhe Donaldi ishin veshur të dy njëlloj, autorja u shpreh se përveç kësaj rastësisë në pamje, ajo dhe Donaldi kishin dhe një tjetër të përbashkët, Borën. Po Ori?!
Veç faktit kur Arjani zgjodhi Bora Zemanin si moderatoren e preferuar te “Perputhen” dhe Olsa u “detyrua” disi te zgjidhte Orin, ajo nuk e përmendi thuajse ne asnjë moment tjeter prezantuesen e re të programit të saj, por edhe kjo e fundit duket se nuk i ka kushtuar aspak vëmendje programacionit të Top-Channel, por u ka sugjeruar ndjekësve të saj të shohin Netflix.