Si ndikoi deklarata për Keisin në lidhjen e tij të re, Lorenc Hasrama flet hapur

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama ka qenë i ftuar në ‘Ftesë në 5″ për të folur mbi rrugëtimin e tij në reality show.

Këngëtari u shpreh se nuk ndihej mirë emocionalisht dhe prandaj vendosi të largohej nga gara me dëshirë.

Për sa i përket lidhjes me Keisin ai u shpreh i penduar dhe e konsideroi gabim faktin që ajo histori tashmë e mbyllur u bë publike.

Lorenci po ashtu tregoi se i kërkoi falje edhe të dashurës aktuale.

Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet’, tha Lorenci.

https://www.instagram.com/reel/Cq3J4pkP9df/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtari foli edhe për reagimin e Sabianit pasi nëpër rrjetet sociale po përflitej rreth lidhjes së tij dhe të Keisit.

Ai u shpreh se nuk e di nëse Sabiani ka qenë në dijeni të lidhjes së tyre, mirëpo i kërkoi falje dhe tha se e kupton reagimin e tij si një baba që i del krah vajzës së vet.