Përpos banorëve të cilët vazhdojnë të diskutohen mjaft në rrjet, një vëmendje të madhe kanë marrë dhe veprimet e produksionit të “Big Brother VIP Albania”.
Pas një sërë ngjarjesh, një tjetër video është bërë viral në rrjet orët e fundit, e cila lidhet sërish me produksionin.
Prime-in e kaluar u hap një televotim për publikun, ku duhet të zgjidhnin banorët e preferuar.
Kështu, në puntatën e djeshme mbërriti zarfi i kuq i cili mbante pikërisht emrat e banorëve të zgjedhur nga publiku. Mirëpo Arbana nuk i lexoi emrat nga zarfi, por nga skaleta e saj, të cilën e mban që në nisje të emisionit.
Kaq mjaftoi që në rrjet të fillojnë aludimet se votat e publikut janë të pavlera!
