Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” u bë me dije se katër ish banorë do të mund të riktheheshin sërish në garë.
Pas hapjes së televotimit u vendos se Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi do të ishin ata që do të merrnin shansin e dytë në lojë.
Mirëpo, duket se ky vendim nuk pëlqeu aspak opinionistëve, sidomos Arbrit i cili u shpreh se këta banorë, përveç Bledit, do të hyjnë ‘për t’i bërë fresk’ Luizit pasi nuk kanë çfarë të japin më në lojë.
Ai pati edhe një përplasje me Kiarën tek i tha se, tashmë që u vu në dijeni të popullaritetit të Luizit jashtë shtëpisë, nuk do të ketë më nevojë për hapësirë.
Një moment i kësaj situate ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, ku shihet mimika ironizuese e Arbrit në momentin që Kiara thotë: “Si mund t’a lija burrin vetëm unë?”.
Nga ana tjetër, mbetet të shihet në vijim se si do të jetë sjellja e Kiarës pasi u vu në dijeni të gjykimeve që i kanë bërë për shkak të sjelljes së ftohtë ndaj Luizit.