Një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale nga “Për’puthen”, është ai i Tea Trifonit. Ajo u pëlqye shumë nga publiku i emisionit për thjeshtësin dhe çiltërsinë e saj.
Madje publiku u dashurua pas çiftit që u duk se po krijohej, Andi dhe Tea, të cilët edhe dolën bashkë nga programi. Por më pas doli se e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi Trifoni në fakt ishte e lidhur me një tjetër konkurrent të “Për’puthen”, Beartin.
Kur publiku kuptoi se ata i kishin mashtruar, nisën ofendimet e madje edhe kërcënimet ndaj saj. Por, edhe lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi pas pak muajsh u zbulua se ata ishin ndarë.
Kjo “urrejtje” e nje pjese te publikut vazhdon ende ndaj Teas, ku shpesh e ofendojne ne rrjete sociale, si ne mesazhe private apo ne fotot qe ajo shperndan.
Gjatë kohës që ishte në program, ajo aplikoi balonin gastrit dhe pati një rënie drastike në peshë. Mirëpo, si shumë prej nesh, edhe ajo nuk i ka “shpëtuar” dot celulitit, ndonëse ajo nuk e ka fare problem. Këtë e ka treguar edhe gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram-in e saj.
Njëra prej ndjekësve e ka pyetur se si ia bën me celulitin, dhe Tea nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet. Ajo ka treguar se në fakt nuk ka bërë asgjë deri më tani.
“Në fakt, nuk kam bërë asgjë deri më tani. Duhet të nis ndonjë trajtim. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti, me të cilat duhet të merresh”, është shprehur Tea, në një video në Instastory.
Kjo nuk është hera e parë që Tea komentohet për peshën, madje shumë ndjekës e kanë akuzuar shpesh edhe për Photoshop në fotot e saj, ndonëse Tea i ka mohuar këto akuza.