Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Dyshja shpesh publikon foto dhe video te momenteve të tyre të përbashkëta, qofshin këto, romantike, të veçanta e ndonjëherë dhe gazmore.
Së fundmi, bukuroshja ka vendosur të bëjë një “ask question” në rrjetin e saj social Instagram ku ndjekësit kishin mundësi t’a pyesnin atë. Këta të fundit kanë pasur mundësinë të pyesin Poem, vajzën e Sarës. Një prej pyetjeve që duket se i drejtohet Sarës dhe jo Poem, ka shkaktuar të qeshura në rrjet.
Dikush e pyeti Sarën:
Si është të kesh burrin këngëtar?
Ndoshta nuk e prisnit por bukuroshja ka kthyer përgjigjen më epike të mundshme për t’i bërë të qartë ndjekësit/es se ‘ask’-u është për vajzën dhe jo për të, kështu që kishte të drejtën t’a injoronte pyetjen.
Ndërkaq Hoxha tha se:
Poem s’ka burrë.
Së fundmi, Sara postoi një foto në InstaStory, ku ka krahasuar Ledrin me këngëtarin Maluma. Ju rikujtojmë, se dy bukuroshet Elvana Gjata dhe Sara Hoxha kanë bërë ‘xing’ me veshjen e tyre dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Sara është shumë aktive nëpër rrjete sociale dhe ndan pothuajse çdo gjë me ndjekësit e saj. Një fotografi e vajzës së saj, së fundmi është bërë shkas që të ketë shumë mesazhe nga fansat e saj.