Kur George VI vdiq në orët e para të 6 shkurtit 1952 në Sandringham, vajza e tij e madhe, Princesha Elizabeth, u bë menjëherë Mbretëresha Elizabeth II.
“I njëjti proces i njëkohshëm do të ndodhë me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe pranimin e mbretit Charles III”,– tha në Parlament Robert Blackburn, profesor i së Drejtës Kushtetuese në ‘King’s College’, në Londër.
Megjithatë, pas sundimit rekord të Mbretëreshës, do të duhet shumë më tepër kohë për të shkëputur emrin, imazhin dhe ikonografinë e saj nga struktura e jetës kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Komonuelthin.
Po cilat janë simbolet që do të ndryshojnë me vdekjen e Mbretëreshës?
Flamujt
Nga flamujt që valëviten jashtë stacioneve të policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri te standardi i përdorur në një anije detare kur një gjeneral është në bord, mijëra flamuj duhet të zëvendësohen me EIIR.
Kartëmonedha dhe monedha
Ka 4.5 miliardë kartëmonedha në qarkullim me fytyrën e Mbretëreshës, së bashku me vlerën 80 miliardë paund. Zëvendësimi i tyre me alternativa të monarkut të ri ka të ngjarë të marrë të paktën dy vjet. Kur u hodhën në treg kartëmonedhat e fundit sintetike 50 £, procesi i tërheqjes dhe zëvendësimit të Bankës së Anglisë zgjati 16 muaj.
Kur Mbretëresha u ngjit në fron në vitin 1952, monarku nuk u shfaq në kartëmonedha. Kjo ndryshoi në vitin 1960, kur fytyra e Elizabeth II filloi të shfaqej në kartëmonedhat 1£ në një imazh të krijuar nga projektuesi i kartëmonedhave Robert Austin, të cilin disa e kritikuan si shumë të ashpër.
Himni kombëtar
Teorikisht, një nga ndryshimet më të thjeshta do të jetë ndryshimi i tekstit të himnit kombëtar nga “Zot, ruaj Mbretëreshën tonë madhështore” në “Zot, ruaj Mbretin tonë madhështor” – megjithëse mund të duhet kohë që turma të këndojnë versionin e ri me besim. Himni ka qenë në përdorim që nga viti 1745, kur një version i hershëm thoshte: “Zoti e ruajtë mbretin tonë George, Rroftë mbreti ynë fisnik, Zoti e ruajtë mbretin”.
Po kështu, ndryshime do të pësojnë edhe; Lutjet (teksti që i dedikohet Mbretëreshës), armët mbretërore, urdhri mbretëror, kutitë dhe pullat postare, premtimi i besnikërisë, etj.
Burimi: /Revista Class