Kristi Dragot ka kritikuar ashpër një nga modelet e “She’s on Top” gjatë puntatës së djeshme, ku vajzat kishin sfidë reklamimin e këpucëve me takë.
Pasi mori fjalën, Kristi në pozicionin e jurisë tha se Santjana e cila ruan tipare dominante, i duket sikur ka pozuar për katalogun e një website filmash pornografik më shumë sesa po reklamon këpucë.
“Duke qenë që photoshoot-i ishte ndarë në dy kategori. E para, kryeson Santjana. Ka shumë energji, por këtu më duket e pornografizuar.
Është sikur jam në një website porno dhe zgjedh aktoren pornografike të preferuar, e më del kjo fotoja. Domethënë, nga vështrimi, situata, mënyra se si i mban”- u shpreh Kristi ndër të tjera, ndërsa u kundërshtua nga modelja.