Mozzik është pjesë e tregut muzikor prej vitesh tanimë duke u renditur tek më të pëlqyerit. Këngët e tij numërojnë miliona klikime, dhe tani reperi mund t’i plotësojë vetes të gjitha dëshirat.
Por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Duke u treguar pak nostalgjik, Mozzik ka publikuar dy fotografi krahasuese në një Instastory duke treguar ndryshimin në këto 8 vite.
Ai ka vendosur një foto para ku shfaqet me një makinë të thjeshtë të realizuar në vitin 2013 dhe një tjetër të bërë së fundmi krahas një automjeti luksoz të tipit, Lamborghini.
Ndërkohë, sa i përket muzikës, vetëm para pak ditësh u publikua kënga më e re e albumit “No Rich Parents”, në bashkëpunim me Loredanën. Deri më tani kënga numëron afro 3 milion klikime dhe pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera të albumit të dyshes.