Shuhen dyshimet, modelja e njohur shqiptare, pjese e “Big Brother VIP 2”!

Kejvina Kthella do të jetë pjesë e Big Brother Vip Albania 2.

Lajmi konfirmohet nga burime për Vip Magazine. Modelja e njohur do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Më herët, te njejtat burime zbuluan edhe datën e nisjes së edicionit të dytë të këtij formati, i cili vitin e kaluar theu rekorde shikueshmërie.

BBV 2 do të nisë me 24 Dhjetor dhe do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit.

Vigjilja e festave duket se do të jetë mjaft e ngarkuar për moderatoren, e cila po në këtë periudhë do drejtojë edhe festivalin e këngës në RTSH, që përfundon pak ditë para se të startojë Big Brother Vip 2.