Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Shtyhen xhirimet e filmit “Mission: Impossible 8”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Vazhdimi i shtatë dhe i tetë i filmit “Mission: Impossible”, më nuk do të xhirohen në të njëjtën kohë.

Kështu kanë bërë të ditur disa burime.

Filmat e radhës që në rolin protagonist e sjellin aktorin Tom Cruise, pritet të lansohen në nëntor të vitit 2021 dhe nëntor 2022.

“Mission: Impossible 7” është xhiruar gjatë vitit të kaluar në Itali, megjithëse me pengesa të shumta për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nga atëherë, xhirimet kanë vazhduar në Britani të Madhe dhe Abu Dhabi.

Aktualisht janë duke u bërë intervenimet e fundit rreth këtij vazhdimi të shtatë, ka bërë të ditur regjisori Christopher McQuarrie përmes një postimi në Instagram.

Megjithëse planet ishin që menjëherë të fillonte puna rreth filmit të tetë, portali “Deadline” ka bërë të ditur se për shkak të vonesave të fundit të shkaktuara nga pandemia, janë shfaqur konflikte në orarin e ngjeshur të aktorit Cruise i cili duhet ta promovojë projektin e ri kinematografik, “Top Gun: Maverick”, në korrik të këtij viti, dhe kjo do ta pengojë punën rreth filmit “Mission: Impossible 8”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, aktori i njohur hollywodian u acarua për shkak të shkeljes së masave të sigurisë nga COVID-19, në sheshin e xhirimeve të filmit në Londër, duke i thënë pjesëtarëve të ekipit se do të pushoheshin nga puna nëse nuk i përmbahen këtyre rregullave.

Në fjalimin ku aktori ia tërheq vëmendjen ekipit prapa realizimit të filmit të ardhshëm, Cruise dëgjohej duke bërtitur dhe kritikuar pjesëtarët e ekipit për mos respektim të distancës sociale dhe rregullave tjera, të cilat e mundësojnë xhirimin e filmit në kohë pandemie.

“Gjatë gjithë natës jam në telefon duke komunikuar me studio filmike, kompani të sigurimeve dhe producent të ndryshëm, të cilët e mbikëqyrin punën tonë dhe mbështeten tek ne për t’i realizuar filmat e tyre. A e kuptoni çfarë përgjegjësie keni? Sepse unë do të merrem me arsyetimet tuaja. Dhe nëse nuk mund të tregoheni të arsyeshëm dhe unë nuk mund të përballem me logjikën tuaj të gabuar, atëherë jeni të gjithë të pushuar nga puna”, kishte thënë Cruise.

Tutje aktori i kishte thënë pjesëtarëve të ekipit se, Hollywoodi po llogarit në filmat sikur “Mission: Impossible”, për ta shpëtuar industrinë e filmit nga dëmi që ia ka shkaktuar pandemia.

Besohet se pesë pjesëtarë të ekipit të filmit “Mission: Impossible 7” ishin larguar nga puna, pas shpërthimit të ylli të kinematografisë me vërejtje dhe britma, derisa aktori tjetër i listës A në Hollywood, George Clooney,e ka mbështetur kolegun e tij duke thënë se e kupton shumë mirë pse, aktori dhe producenti i këtyre filmave ka reaguar në atë mënyrë.

Filmat e mbushur me skena aksion ku rolin e agjentit Ethan Hunt, e portretizon aktori Tom Cruise, konsiderohen ndër më të suksesshmit në Hollywood. Vazhdimi i kaluar i lansuar në vitin 2018, “Mission: Impossible-Fallout”, i kishte arkëtuar më shumë se 791 milionë dollarë në arkat filmike botërore.

/zhurnal

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Kiara Tito ndan pamjet mahnitëse nga shtëpia e saj e re me Luiz Ejllin (Video)

Feançeska Murati bën reagimin e *çuditshëm* pasi shtëpia e saj 500 mijë euroshe përfundoi në flakë

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.