Shtatzënë për herë të parë, aktorja e famshme fotografohet me barkun e rrumbullakosur!

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmi është konfirmuar për revistën People nga zëdhënësi i aktores, gati dy vjet pas dasmës së çiftit në Newport, Rhode Island.

“Ishte një vendim shumë, shumë i lehtë. Ai është personi më i mirë që kam takuar në jetën time”, është shprehur aktorja për Entertainment Tonight.

Gjithashtu Daily Mail ka publikuar disa foto të aktores me barkun e rrumbullakosur.