Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Shtatë restorante në Tiranë ku mund të hash lirë dhe mirë

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Një ditë kapa veten duke ngrënë një sufllaqe (vegjetariane, por sërish sufllaqe) dhe sapo mbarova u betova që s’do të ha më kurrë gjëra të tilla. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. restorante ne tirane

Tani e tutje do të ha vetëm ushqime të bëra mirë, të shëndetshme, që s’të vjen turp t’ua tregosh njerëzve. Njihni ndokënd që tha me gojën plot ‘hëngra sufllaqe për drekë’? Sigurisht që jo.

Problemi qëndron se ushqimi i shpejtë është i lirë. Kaq i lirë sa të tundon çdo herë. Në fakt, për një shtesë qesharake parash mund të hani në restorant me thikë dhe pirun, në vend të kunjave të dhëmbëve që të japin në fast food. Kush ndjen nevojën të kursejë, por edhe të llastojë veten, të lexojë më poshtë.

L’Osteria Restaurant

L’Osteria ndodhet pranë Pazarit të ri dhe ka kuzhinë të shkëlqyer italiane. Ndoshta nuk është më i liri në këtë listë, por menutë ditore ia vlejnë çdo qindarkë. Variojnë rreth 500-lekëshit dhe zakonisht përfshijnë supë ose sallatë, një pjatë kryesore me pasta dhe një pjatë anësore me mish. restorante

Garage Tirana

Menuja ditore e Garage Tirana është pak a shumë e ngjashme me atë të L’Osteria. Përfshin një antipastë, një pjatë kryesore (zakonisht pasta) dhe një pjatë anësore me mish. Kushton 500 lekë. Patatet dhe hamburgerët e këtij pub-restoranti lëvdohen shumë, po ashtu dhe atmosfera dhe pijet.

Pastaria

Një ndër restorantet më popullore në Tiranë momentalisht, Pastaria ka raportin më të mirë cilësi-çmim. Menuja është e pasur me një numër të konsiderueshëm pastash dhe një vakt i plotë për një person kushton mesatarisht 600 lekë. Pjatat janë të bollshme dhe të freskëta Shërbimi taksi është gjithashtu i shpejtë.

E Jona

Në zemër të Bllokut, E Jona është mjeshtre e pjatave të lira që duken dhe shijojnë si të shtrenjta. Mëngjesi dhe silla janë perfekte në oborrin nën diell dhe vaktet e tjera gatuhen gjithmonë ashtu si duhet. Sallatrat janë relativisht të lira dhe të plota, po ashtu edhe pastat e ditës.

Pizza Time

Që nga emri, specialiteti i këtij restoranti janë picat, por jo vetëm. Sanduiçët kanë nam të mirë dhe janë të lirë. Supat dhe sallatrat gjithashtu. Ju rekomandojmë bukën me djathë të shkrirë, që ka bërë gjithë zyrën për vete.

Greeny

Gjetëm graalin e shenjtë: një restorant që ka seksion vegjetarian dhe vegan në menu. Kur ha tek Greeny të duket sikur ke sjellë tërë jetën në terezi. Rekomandojmë sallatrat, lëngjet e frutave dhe pitet e mbushura. Për ushqimet e rekomanduara çmimet variojnë nga 250-500 lekë.

Grand Cafe de Paris

Mëngjes dhe kafe fantastike. Në dimër, për mëngjes shërbejnë trahana me vaj ulliri, shoqëruar me djathë dhe çaj. Ndërsa në verë, sallatë fshati me bukë thekre të thekur me vaj e kripë. Është si të hash në shtëpi, thjesht bërë më mirë. Gatimet e mëngjesit janë të lira, nga 150-300 lekë. restorante ne tirane

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Të shtëna me armë në mes të koncertit të Yll Limanit, tronditen të pranishmit

Kompania Astronomer merr këtë vendim ndaj CEO-s që tradhtoi bashkëshorten me kolegen e tij

Publikohet një video tjetër e CEO-s së Astronomer dhe drejtoreshës së HR-së në momente intime

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.