Shqiponja dykrenare e Anxhela Peristerit në “Eurovision” revolton serbët, ja çfarë shkruajnë mediat

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”.

Në një prej paraqitjeve të saj para mediave, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë. Ky reagim i këngëtares shqiptare, ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.