Kledi ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrixin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, megjithëse ka të dashur jashtë, me të cilën bashkëjeton prej vitesh. Ai madje e zgjodhi këngëtaren për një darkë, ndonëse sipas tyre, nuk kishte asgjë më shumë se shoqëri.
Megjithatë, Kledi, ndryshe nga Trixa u duk shumë i paqartë.
Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kledi i ka shprehur Semit se qëndrimi në ‘’Big Brother Vip’’ do ta shfrytëzojë edhe si një moment reflektimi për personat dhe rrethanat që e presin jashtë.
“Koha do ta tregojë, kjo periudha këtu do më shërbejë të mendoj dhe sapo të dal do të bëj hapin që ka kohë nuk e kam ndërmarrë. Thjesht duhet të ruaj qetësinë dhe të mos marr vendime të nxituara, si nga ana ime dhe nga ana tjetër’’,- tha ai.
Kujtojmë që e dashura e Kledit do t’i bënte atij një surprizë, por pas situatave të fundit në shtëpi, kishte hequr dorë.