“Shpirtra binjakë ”, Rina Balaj shfaqet melankolike pas ndarjes nga Sin Boy

Rina Balaj dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por a ka marrë fund dashuria?

Një postim i bërë në Instastory nga këngëtarja ka kthyer edhe një herë vëmendjen te historia e tyre e dashurisë.

Ajo ka publikuar një status ku shkruhet: “Shpirtrat nuk takohen rastësisht”.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthej në komente se dysha vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe ribashkohen.

Gjatë konfirmimit të ndarjes, Rina u shpreh se asgjë negative nuk ka ndodhur mes tyre, dhe se është shumë e emocionuar për kapitullin e ri të jetës së saj.