Prime-in e kaluar, shtëpisë së BBV Albania iu bashkua moderatori i njohur nga Kosova, Shpat Kërleshi.
Hyrja e tij ishte si një surprizë për Dean dhe Nitën, të cilat gjatë qëndrimit në shtëpi kishin kërkuar një mashkull të pashëm e me muskuj.
Në vetëm pak ditë nga hyrja e tij, Shpati ka krijuar mjaft afrimitet me Dean, megjjithëse me Nitën njihej që jashtë programit, njohje që e pranuan të dy. E në fakt njohja e tyre, ka pasur disa të pathëna.
Mbrëmjen e djeshme, Nita tregoi se ata kanë qenë miq për shumë vite. Dhe në një moment vendosën të dalin për tu njohur në kontekst romantik. Por, gjërat mes tyre nuk kishin funksionuar edhe pse treguan se kishte ndodhur edhe një puthje. Kjo ka ndodhur 4 vite më parë.
“Para 4 viteve unë dhe Shpati kemi dalë në “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje por jo më shumë. Para kësaj kemi qenë shumë, shumë shokë. Tendenca ka qenë për të pasur diçka [romantike] por nuk ka ndodhur. E ndërpremë sepse nuk e kemi ndjerë se ka diçka dhe kemi vendosur të jemi shokë.”- tha Nita.
Më pas ajo deklaroi se nuk është xheloze për afrimin e tij me Dean sepse “po të donim të ishim bashkë, do ishim bashkë.”