Luizi publikoi dje një video ku falenderoi fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP dhe premtoi se do t’ua shpërblejë.
Mirëpo fansat kanë kapur dhe një detaj tek video e Luizit. Prapa tij shihen disa piktura, që ndodhen në shtëpinë e Kiarës.
Kaq është dashur që komentuesit të shprehen të lumtur që çifti është bashkë.
Gjithashtu, dy prej mikeshave të Kiarës kanë komentuar në mënyrë ngacmuese në postimin e Luizit se e njohin këtë pamje dhe këtë mur.
Luizi dhe Kiara lidhën martesë ligjore të shtunën e kaluar, ndërkohë që publiku është gjithë sy e veshë për të parë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.