Shoqe për kokë! Arilena Ara merr dhuratën më të bukur nga Miriam Cani

Arilena Ara dhe Miriam Cani kanë krijuar një miqësi shumë të fortë me njëra-tjetrën. Ato kanë vite që janë të pandara dhe sa më shumë kalon koha aq më e bukur bëhet shoqëria mes tyre.

Ditën e sotme, Miriam Cani ka surprizuar në mënyrën më të bukur Arilenën. Kjo e fundit ka zbuluar se Miriami i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, që e ka ndarë menjëherëë me ndjekësit e saj në Instagram. Gjithashtu Miriami i ka shkruar një pusullë Arilenës, që duket se artisten e ka emocionuar së tepërmi.

Ne nuk ndahemi kurrë. Ndoshta në distancë, por asnjëherë me zemër. Të dërgoj gjithë dashurinë time”, shkruan Miriami në pusullë

Arilena ka publikuar foto e video nga buqeta e përkrah shkruan: “Të dua shumë e çmuara ime. Gjithmonë bashkë dashuria ime”.