Ndryshimi në Instagram-in e Luiz Ejllit ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve.
Tashmë profili i tij mban emrin e së motrës, Inës, e përsa i përket këtij ndryshimi ajo ka sqaruar se ky vendim është marrë pasi Instagrami është tentuar të hakoet disa herë.
Mirëpo, Anaid Kaloti ka ngritur disa dyshime të tjera në lidhje me këtë situatë dhe ka deklaruar se pas gjithë kësaj qëndron “Top Channel”.
Gjatë një videoje live në Tiktok, ai u shpreh se:
“Mbasi ka hyrë B52 në shtëpi, Jurgenës i është tentuar t’i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.”
Por nuk mbaron këtu!
Pak më parë Anaidi ka publikuar edhe një bisedë private me Genën, personin që kishte në menaxhim Instagramin e Luizit.
Në këtë bisedë, ajo tregon se Instagramin e tij e kanë dashur prej kohësh dhe se ka qenë nën kërcënimin e Top Channel dhe Meridian Ramçaj.