Tea Trifoni ishte banorja e “Big Brother VIP” që fillimisht po pëlqehej shumë nga publiku, për shkak edhe të raporteve të mira që ajo kishte me Luizin.
Mirëpo pasi këto raporte u prishën, publiku nisi t’a shihte Tean si një ‘kundërshtare’ të tij dhe një përkrahëse të Oltës.
Ajo është përballur me shumë komente negative nga fansat e këngëtarit, mirëpo duket se mbështetja ndaj tij ka kaluar limitet.
Gjatë intervistës së sotme për “S’e luan topi” Tea tregoi një ngjarje të pazakontë, pasi një nga fansat e Luizit ishte përpjekur t’a përplaste me makinë.
“Isha pasagjere, motra e vogël ishte në timon edhe dikush po mundohej të na përplaste edhe të bënim karambol. Po na hidhte ujë, po thërriste, po fliste“- tregoi Tea.
https://www.instagram.com/reel/CpGFSzrMRkO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=