George Clooney bëri një rrëfim tronditës së fundi, i cili deshmon qartë se viktima të abuzimit dhe ngacmimeve seksuale në Hollivud nuk kanë qenë vetëm gratë, dhe fenomeni mund të jetë shumë më i përhapur nga sa mendohet.
Në një intervistë për “Washington Post” , Clooney rrëfeu momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, ku thotë se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale. “Sinqerisht e ndjeva veten një objekt.
Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasme”, tregoi ai.
Një avancim i madh në karrierë për të erdhi me “Good Night, and Good Luck”, ku debutoi si regjisor duke cimentuar kështu besueshmërinë artistike dhe profesionale.
Filmi i vitit 2005 fitoi cmimin Osella për skenarin më të mirë dhe kupën Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia. Gjithashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar.
Pas 60 vitesh megjithatë, Clooney tashmë krejtësisht i përkushtuar familjes së tij- bashkëshortes Amal dhe dy fëmijëve- ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë jetës private.