Shpati është një nga konkurrentët e eleminuar së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” Shpati ka treguar se në momentin që ka dalë jashtë është përballur me një sërë kërcënimesh në rrjete sociale.
Një pjesë e audiencës kanë menduar se Shpati është shoku i ngushtë i Butrintit që pritej të futej në Big Brother.
Hyrja e tij është parë si një mision për të ndarë çiftin dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre të shpërthejnë në kërcënime.
Mirëpo miqësia mes tyre nuk qëndron, pasi Shpati ka sqaruar se me Butrintin nuk ka komunikuar kurrë dhe nuk e njeh as personalisht.