[ad_1]
NortonLifeLock dhe Avast do të bashkohen në një kompani të vetme me vlerë 8 miliardë dollarë.
Marrëveshja do të shohë NortonLifeLock të blejë aksionet e Avast duke krijuar një super kompani të sigurisë kibernetike.
Bashkimi i tyre mund ti hapë rrugë produkteve të reja të cilat përfitojnë nga fokusi i Avast në privatësi dhe eksperienca e NortonLifeLock në ruajtjen e identitetit.
Kompanitë kanë qenë në bisedime për shkrirje që prej muajit Korrik ndërsa duket se janë konkretizuar planet. Avast së bashku me brendin AVG ka 435 milionë përdorues aktivë prej të cilëve 16.5 milionë janë me pagesë.
Puna nga shtëpia për shkak të Covid-19 ka rritur kërkesën për produkte sigurie dhe vitin e kaluar kompania raportoi 922 milionë dollarë të ardhura.
Emri i ri i kompanisë nuk është bërë i ditur. /PCWorld Albanian
[ad_2]