Fjoralba Ponari është sot një nga moderatoret më të bukura dhe të dashura të ekranit shqiptar dhe numëron shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Për të qenë sa më pranë tyre, bukuroshja bjonde ndan shpesh detaje mbi jetën personale duke shuar kuriozitetin e publikut rreth çështjeve të ndryshme.
Para disa kohësh, Fjoralba tregoi se gjatë adoleshencës ka qenë mbipeshë. Lidhur me këtë temë ajo është pyetur sërish mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste virtuale të realizuar me ndjekësit në Instastory.
Bukuroshja bjonde ka treguar se ka humbur 20 kilogramë, nga 70 duke shkruan 50 kilogramë. Por, tha se nuk ndihej mirë dhe tani është 56 kilogramë.
“Kam qene 70kg, shkova 50(por dukesha dhe ndihesha jo mire), tani jam 56 +_2kg ne varesi te stresit dhe ngarkeses ne pune!”- ka treguar ajo.
Por, si arriti ajo të humbte peshë? Fjoralba nuk e ka mbajtur sekret dietën. Përkundrazi ajo ka ndarë me ndjekësit disa këshilla dhe regjimin ushqimor që e ndihmoi të humbte kilogramë dhe është si më poshtë:
“Per tu dobesuar, haja vakte cdo 3 ore por me porcione te vogla!
1-Omlete te pjekur me perime
ne mengjes(2 te bardha 1 te
verdhe/ speca/karrot/djathe)
2-1 frut te stines para dreke
3-Sallate sipas deshires dhe
supe/peshk ne dreke
5-1 frut sipas deshires
mbasdite
6- kos/qumesht me tershere
darke
7- caj jeshil para gjumit
Ps: Konsumoja 2,5-31 uje gjate
dites!
Uroj te te kem ndihmuar!”