Ashtu si gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, edhe pas tij vazhdojnë debatet mes banorëve.
Sot, gjatë post BBV, Dea, Amosi dhe Luizi janë përballur për herë të parë në lidhje me deklaratat që kanë bërë për njëri-tjetrin.
Deklarata më në zë është ajo e Amosit ku u shpreh kohë më parë se Luizin do e merrte ta zhvishte e ta lidhte në pyll lakuriq e tjetrën kur i ka thënë Kiarës p*tanë.
Për këtë të fundit, Amosi u shpreh se ka qenë një moment nervozizmi por i ka kërkuar menjëherë falje familjes së Kiarës pasi doli nga reality show.
“Të lutem mos shit moral. Nuk je askush për të shit moral sepse je ai i cili i ke ngacmuar dhe i tallur të gjithë banorët. Unë nëse kam thënë atë fjalë e kam thënë në gjaknxehtësi e sipër, ndërsa ti ke qenë në gjakftohtësi. Familjes së Kiarës i kam kërkuar falje menjëherë pasi dola nga BBV”, tha Amosi.
Aktori shtoi më pas se ndryshe nga ai, Luizi i ka bërë ofendimet e tij me vetëdije të plotë.
Këngëtari u përgjigj duke thënë se si Amosi ashtu dhe Dea janë të fundit që duhet të flasin për humor të zi dhe ofendime sepse vet ata e kanë bërë diçka të tillë.
Nga ana tjetër, Dea tha se nuk e ka dëgjuar deklaratën e Amosit dhe se ka kërkuar falje për humorin e zi.