“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime.
Së fundmi një një tjetër ngjarje është në vëmendje të mediave dhe bëhet fjalë pikërisht për puthjen e Sarës me Dj PM.
Pikërisht në çastin më të papritur, kur mendohej se dyshja do të fillonte të mbante distancë, gjërat morën një tjetër rrjedhë teksa pak orë më parë erdhi puthja e shumëpritur mes tyre.
Ishte pikërisht pas këtij debati, kur Sarah dhe Dj PM i kanë qetësuar gjakrat dhe vendosën të bëjnë paqe. Madje aq sa në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur më në fund puthja e parë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Duket se asnjë prej të dyve nuk ka rezistuar dot gjatë dhe janë hedhur në krahët e njëri-tjetrit.
Megjithatë, edhe kjo situatë nuk zgjati shumë. Ndërsa të gjithë prisnim që shtëpia të mbushej nga dashuria dhe emocionet e forta, ishte pikërisht një debat i ashpër që e përkeqësoi situatën. Jo vetëm Fifi, por edhe Iliri pak më parë i ka dalë kundër dyshes. shko o fifi
Rreth kësaj ka reaguar dhe motra e Sarës, duke mbajtur plotësisht krahun e kësaj të fundit dhe duke ju kthyer ashpër Fifit. Me anë të një Instastory, ku ka treguar ‘screenshot-in’ e një lajmi që flet për debatin e Fifit me Sarën dhe krahas ka shkruar:
Dmth të mos puthemi më se na mërzitet Fifi. Wow. Shko o Fifi gjej shoqet
Jo vetëm Fifi, por edhe Iliri është shprehur se puthja mes tyre ishte e tepërt dhe shumë fëmijënore.
Mbas gjithë asaj analize që u bë dje unë e quaj të tepruar, sinqerisht. Mbas gjithë asaj analize që u bë dje këtu unë e quaj të tepruar sot. Është një lojë kot, se s’jeni nga 16 vjeç. Unë mendoj se jeni dy persona shumë të pjekur.